Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rregullimi i dhembeve me anestezion lokal gjate shtatzanise

Pershendetje e nderuar gjinekologe... desha te di se a pengon rregullimi i dhembeve me anestezion lokal gjate shtatzanine une jam ne javen e 13 por pas 2 jave kam terminin per ti rregulluar dhembet, nje keshille nga ju. Ju falemenderit.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe,

Gjatë tremujorit të parë duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo përdorimit eventual të ndonjë ilaçi. Pas kësaj peridhe, nëse keni shtatzëni normale, mund të bëni intervenime stomatologjike pa asnjë problem.

Unë do ju rekomandoja të merrni edhe mendimin e mjekes stomatologe.

http://www.bebaime.com/pyet-stomatologun

Gjithë të mirat.

/komuniteti