Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembjet e ciklit menstrual dhe epilepsia

Pershendetje kam nje pyetje rreth motres time. Eshte 18 vjeqare dhe nje jave para se ti vie cikli ka dhembje lukthi edhe koke, i vjen per te vjelle edhe ndodh shpesh te alivanoset. A eshte normale kjo gjendje pse ndodh keshtu? mos te harroj te ceki se e ka epilepsine, a ka lidhje kjo diqka?

Linda Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Shumë grave/femrave, përpara se t’u vijnë menstruacionet shfaqin shqetësime të ndryshme. Të marra së bashku ato bëjnë pjesë te sindroma paramenstraule.

Për të mësuar më shumë për sindromën paramenstraule si dhe për të mësuar disa mënyra dhe praktikë për të dominuar efektet shqetësuese të tyre, të rekomandoj që motra së bashku me ty të lexojnë artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindroma-paramenstruale

Gjithë të mirat.

/komuniteti