Lejohet mbushja e dhembeve?
Bris Demiri
(13 vite më parë)
Përshëndetje Bris,
Gjatë tremujorit të parë duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo përdorimit eventual të ndonjë ilaçi. Pas kësaj periudhe, nëse keni shtatzëni normale, mund të bëni intervenime stomatologjike por gjithsesi në konsultim paraprak me mjekun tuaj gjinekolog i cili ju përcjellë shtatzëninë.
Unë do ju rekomandoja të merrni edhe mendimin e mjekes stomatologe.
http://www.bebaime.com/pyet-stomatologun
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Te falenderoj per cdo pergjigje qe me jepni. Doja tu pyesja alejohet qe gjate shatezanise te mbushen dhembet tek dentisti me mpirje pra me gjilpere? ju kujtoj qe jam ne javen e 28 te shtatezanise. Po kam shume merak mos ndikon gjilpera per keq ?ju falenderoj me zemer.