Shtatzenia e dyte 10 muaj pas lindjes se djalit
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lavdije,
Urime për shtatzëninë! Kur fillon një shtatzëni të re sasia e qumështit që ushqen fëmijën e lindur, fillon të pakësohet dhe fëmija nuk ngopet. Kështu që lind nevoja e shtimit të ushqim artificial. Por të vazhdohet të ushqehet fëmija me qumësht gjiri, kur është filluar një shtatzëni e re nuk është e dëmshme por vetëm së organizmi i nënës ka nevojë për sasi dhe energji të mëdha ushqimore.
Për të mësuar mbi ushqimin me gji gjatë shtatzënisë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e poshtëshënuar.
Gjithë të mirat.


E nderuar dr.Moza... djali im i ka bere 10 muaj po ate dite e kuptova qe jam shtatzane bera nje test dhe testi me doli pozitiv... djalin skam deshire me largu nga gjiri por mos eshte e demshem dicka per beben dhe djalin?