Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth acidit folik para shtatzenise

Pershendetje Doktoresh Mimoza Po ju pys rreth acidit folik. mjeku me ka thane qe te pi acid folik tani qe po planifikoj qe te krijo nje familje, por problemi eshte se ka tre muaj qe e pij dhe nuk kam ende nje shtatzani, a duhet ta vazhdoj persesi acidin folik edhe pse nuk kam ende nje shtatzani? Shume falemindert per pergjigjet tuaja gjith te mira Pune te mbare

Frida Zaganjori (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Frida,

Acidi folik mund të merret edhe 6-të muaj përpara fillimit të shtatzënisë. Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Merret doza prej 400 mikrogram një herë në ditë, dhe vazhdon gjer në javën e 12 të shtatzënisë.

Të uroj gjithë të mirat.

Frida Zaganjori (13 vite më parë)
Shume faleminderit :)

/komuniteti