Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i ovulimit

Pershendetje doktoresh deshta te ju pyes testin e ovulimit e kam bler por nuk po kuptoj qysh duhet me perdor me saktsisht qka duhet me qit ntest pika te urines apo qka vetem ket nuk pe kuptoj ju faleminderit..

Drenusha Ferati (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drenusha

Kiti i testit futet në një shishe të mbushur me urinë. Mirë është që testin ta bësh dy-tre orë pas mesit të ditës që i takon rreth orës 14-15. Mos pi lëngje 2 orë përpara se ta bësh testin. Testi duhet të lexohet pas 10-të minutash. Nëse testi është pozitiv ngjyra nuk zhduket. Mos përdor mjekime në periudhën që tenton për shtatzëni, sepse mundet të gjesh gabime në testin e ovulacionit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti