Po tentoj te mbes shtatzene por hic gje, jam e deshperuar!
Abba Song
(13 vite më parë)
Përshëndetje Vena
Bëj një këshillim parakoncepsional tek mjeku obstetër-gjinekolog, për të gjetur shkakun e mos fillimit të shtatzënisë. Mjeku do të kërkoj të bësh një seri ekzaminimesh dhe analizash të cilat do ta orientojnë në këshillat dhe trajtimin përkatës për të konceptuar shtatzëni dhe për ta çuar atë deri në fund me sukses. Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, nga e hëna deri të premtem nga ora 8.00 deri në orën 12.00 me numr kontakti 0692033965.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, jam 30 vjece, u be 4 muaj qe po tentoj per nje shtatezani por nuk po ngelem dot. Menstruacionet i kam te regullta. Cdo 28 dit. Valle cmund te kem qe pengohet kjo gje. Faleminderit per cdo pergjigje.