Nje shtatzeni e re
Frida Zaganjori
(13 vite më parë)
Përshëndetje Frida
Uroj që shtatzënia të të ketë filluar, e për të marrë përgjigje të plotë bëj një beta hCG ose një vizitë tek mjeku obstetër-gjinekolog.
Acidin folik mund ta fillosh edhe tani dhe ta përdorësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.
Konsumin ushqimor që e ke bërë traditë në mëngjes mund ta vazhdosh edhe gjatë shtatzënisë, por e rëndësihme është që të përmirësh rregjimin ushqimor si dhe sasinë dhe cilësinë e tij.
Të uroj shtatzëni të mbarë nëse ajo ka filluar.
Pershendetje Doktoreshe, nuk kam bere ende testin por kam vonese te mestruacioneve dita e pare mestruacioneve e fundit kan qene me 01/11/2013. dhe mendoj qe edhe mund te jem. Por une doja t`ju pyesja per acidin folik e kam perdorur qe 5 muaj me perpara, pastaj muajin e fundit u merzita qe nuk po vinte nje shtatzani dhe e nderpreva a prish pune ta filloj tani? dhe pyetje e dyte une konsumoj cdo mengjes nje gate uje me gjysem limoni dhe 1 luge caji mjalete a ka ndonje problem tami qe mund te jeme shtatzane? sheme faleminderit per pergjigjet tuaja. gjith te mira dhe pune te mbare.