Pata 1 vonese menstruale prej 3 ditesh po me erdhen serish!
Abba Song
(13 vite më parë)
Përshëndetje Vena
Grave me cikël të rregullt menstrual, u ndodh ndonjëherë që rritmi i ciklit t’u prishet. Nëse çrregullimi është i pranishëm një herë në vit, nuk përbën shqetësim pasi shkaqet janë të arsyeshme.
Zakonisht rekomandohet që tentativat për shtatzëni, mund të zgjaten deri në një vit. Nëse gjatë një viti shtatzënia nuk ndodh, çifti duhet të bëj një këshillim parakoncepsional me mjekun obstetër-gjinekolog.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoresh. jam 30 vjece. ciklin e kam cdo 28 ditesh. asnjehere nuk kam pas crregullime ky muaj ka qene muaji pare qe mu vonuan 3 dite. po ju pyes ju pasi jetoj jashte dhe vitin tjeter e kam te drejten per tu kontrolluar. pse ndodh kjo gje . po tentojme per shtatezani prej 7 muaj po spo ngel dot. a eshte normale apo jo kjo pritje. ju lutem cme keshilloni. faleminderit per cdo pergjigje. respekte