Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ultrazëri i shpeshtë

Pershendetje doktoreshe, deshta te bej nje pyetje rreth ultrazerit.


Keshtu sa eshte i demshem ultrazeri edhe une tash jam shtatzene, jam muajin e 7, e mjeku cdo muaj me rekomandon te shkoj ne kontrolle ne ultraze ndersa ne te kunderten kam degju qe eshte i demshem.


Cfare me kishit thene ju?

Emine (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Emine

Ekzaminimi me ultrazë/ultratingull/ekografi nuk shkakton asnjë lloj problem për ecurinë e shtatzënisë ashtu edhe për vetë shtatzënën.

Çdo klinikë apo mjek, ka metodën dhe mënyrën e personale të ndjekjes së shtatzënisë. Për shtatzëni me ecuri normale unë rekomandoj që të bëhen vetëm tre ekzaminime me ekografi gjatë gjithë shtatzënisë. Kur paraqiten probleme, kërkoj që të bëhen ekografi edhe jashtë rradhe.

Për të mësuar më shumë mbi marrëdhëniet mjek-grua shtatzënë, të rekomadnoj të lexosh artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog

Të uroj shtatzeni të mbarë.

/komuniteti