Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si mund të dobësohem pas lindjes?

Jam nje nene qe kam lindur para 1 vit e gjysem dhe kam shume kohe qe nuk e ushqej femijen me gji... problemi im eshte si te humb kile se ja edhe moshe e vogel jam dhe 150 cm. Ju lutem me jepni nje keshille si te humb kile? Me respekt, Luljeta.

Luljeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luljeta

Të gjitha studimet thonë se përmirësimi i regjimit të ushqimit në sasi dhe cilësi, aktiviteti fizik si dhe vullneti për të realizuar atë që kërkon, është mënyra më e sigurtë e uljes në peshë. Bashkëngjitur sa më sipër të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të mëposhtëm.

http://www.bebaime.com/ushqimi-pas-lindjes/rendesia-e-ujit-per-te-rene-ne-peshe-pas-lindjes

Studimet më të fundit kanë treguar se edhe konsumi i ushqimeve me proteina të shtuara për rreth 6-të muaj dhe shoqëruar me aktivitet fizik, ka dhënë rezultate të kënaqshme për uljen e peshës. Rekomandimet për dietën ushqimore dhe aktivitetin fizik, mund t’i marrësh tek një mjek dietolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti