Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrja e utrogestan

Pershendetje doktoreshe Deshta te dija Une jam 10 javshe shatzane dhe doktori me ka dhene utrogestan 100 mg 2 here ne dite. Por une po lexoja ne interrnet dhe thote rreptesish te mos perdoren gjate shtatzanise Si te veproj ti vazhdoj apo jo ? Te lutem jam ne pritje te pergjigjes tuaj se jam shume ne merak mbas asaj qe lexova ne interrnet ( kete gjeta ne interrnet ) (pregnancy Utrogestan 100mg capsules are not indicated during pregnancy. If pregnancy occurs during medication, utrogestan 100mg capsules should be withdrawn immediately. Lactation Detectable amounts of progesterone enter the breast milk. There is no indication for prescribing hrt during lactation.)

Frida Zaganjori (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Frida

Në klinikën ku unë punoj, trajtimi me utrogestan rekomandohet për shtatzënët që kanë problemeve në ecurinë e shtatzënisë si; rrezik aborti, rrezik për lindje parakohe ose hematoma retroplacentare. Më e këshilluar është marrja në rrugë vaginale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Frida Zaganjori (13 vite më parë)
Shume faleminderit doktoreshe ju jam shume mirnjohese, tani jam me e qete. une ne fakt ne janar te vitit qe kaloj kam pas nje lindje te parakoshme. tani une ne rruge vaginale po e marr por doza a eshte e sakte 2 here ne dite nje ne mengjes dhe nje ne darke?

/komuniteti