Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cilat jane egzaminimet e nevojshme gjinekologjike para shtatzanise?

Pershendetje doktoresha.Kam bere vizite gjinekologjike,ku u perfshinte ekografi interne,vizit me dore dhe egzaminim i gjoksit,pas disa ditesh do bej viziten e tamponit vaginal per te pare per inf,ureplasma,clamidia dhe ne ditet kur te me vij cikli (ne diten e 2-3 ) do te bej analizen e gjakut per te pare lh,fsh,estradiol,prl,tsh.Ju lutem me tregoni nese jane te mjaftushme keto egzaminime apo duhet te bej dhe ndonje tjeter?Nga vizita e pare me ekografi me tha qe jam shume mire,ndersa me tha qe dhe burri te bej analizen e spermogrames.Ju lutem me ktheni nje pergjigjie se jam sh e shqetsuar .Pune te mbare

E...d...a... <3<3<3<3<3 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eda

Të gjitha analizat e rekomanduar duhet t’i bësh dhe të rekomandoj që të shtosh edhe elektroforezën e hemoglobimës. Edhe bashkëshorti të bëj analizën e spermogramës dhe ta konsultoj me një mjek androlog të specializuar.

Të uroj fat.

E...d...a... <3<3<3<3<3 (12 vite më parë)
faleminderit doktoreshe .te uroj pun te mbare

/komuniteti