Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kapslleku pas lindjes

Pershendetje doktoresh desha te bej nje pytje kam lindur qe 7jav me operacion dhe kam problem me kapsllak ne fillim kisha vetem kapsllek e me von mu paraqiten disa sikur kungja ne fillim te zorres brenda ne vrim dhe kam shum dhimbje dhe nganjeher kur pastroj nga jashtqitja kam edhe ngapak gjak, tani 2ditet e fundit kam edhe dhimbje ne shpind qe me shkon edhe ka mesi I barkut dhe kam djegsim kur urinoj kam edhw dhimbje koke dhe ngapak temperatur, desha te di mwnsimin tuaj

Agnesa Mula (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Agnesa,

Konstipacioni (kapsllëku) është një nga komplikimet më të shpeshta që lajmërohet (apo që vazhdon) në periudhën e pas lindjes. Kapsllëku dominohet me anë të dietës ushqimore. Në përgjithësi rekomandohet konsumi i jeshillëqeve dhe drithrave, pasi janë ushqime të pasura edhe me fibra. Mund të jetë i përkohshëm, por mund të zgjasë madje edhe me muaj të tërë pas lindjes.

Ju rekomandoj të lexoni artikullin e mëposhtëm, i cili do tju ndihmojë shumë në zgjidhjen e problemit tuaj:

http://www.bebaime.com/ushqimi-pas-lindjes/ushqyerja-pas-lindjes-ne-raste-te-konstipacionit-kapslleku-

Gjithë të mirat.

/komuniteti