Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa javeshe jam?

Pershendetje dr.Keta un diten e par te ciklit te fundit e kisha me 09.09.2013 sa javeshe jam sipas llogaritjeve te juaja dhe kur behet eko morfologjike..Faleminderit

Ina A (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina,

Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 09.09.2013, atëherë ju jeni në javën e 21 të shtatzënisë.

Ekografia morfologjike bëhet rreth javës së 20-22 të shtatzënisë, me sondë abdominale/nga barku. Me këtë ekzaminim mund të vlerësohet zhvillimi i organeve të brendshme të fetusit, shenjat e drejtëpërdrejta ose të dyshuara për keqformime mbi sasinë e lëngut amniotik dhe organeve të tjera, rrahjet e zemrës fetale, trashësia e lëkurës prapa qafës fetale si tregues i dyshuar për ç’rregullime të mundshme kromozotike, fluksi i gjakut që merr fetusi nga nëna me anë të kordonit umbelikal/të kërthizës, sasia e lëngut amniotik, pozicioni dhe struktura e placentës, trashësia e kordonit të kërthizës, gjinia e fetusit kur pozicioni fetal është i favorshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti