Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth aspirines protekt

Pershendetje doktoreshe mimoza. Para 3 diteve bera kontrollin e radhes tek mjeku ne materninetin "mbreteresha gjeraldine" dhe isha ne javene 15 te shtatzanise dhe mjeku qe me ndjeke me dha pervec vita dha matrena me dha edhe aspirine protekt nje kokerr ne dy dite. Dhe me tha qe nuk i ben gje bebit, sepse une para nje viti kam pasur nje lindje te parakoshme. Dhe me tha qe eshte e mire ta marresh per pak kohe. Te lutem doktoresh ma konfirmoni edhe ju aspirina protekt nuk i ben gje bebit ??

Frida Zaganjori (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Frida

Aspirina është medikament antitrombotik me dobi prurje të lartë tek gratë me rrezik për preeklampsi. Nëse mjeku ka vlerësuar që duhet ta përdorësh aspirinën, atëherë duhet ta përdorësh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti