Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Inf gardnerella vaginalis dhe mycoplasma hominis

Pershendetje doktoreshe,jam diagnostikuar me keto dy inf gardnerella vaginalis dhe mycoplasma hominis.kam marre mjekim une dhe burri per 5 dit antibiotik ndrkohe qe une kam marre kure edhe per 10 dit nje kapsul vaginalie,doja tju pyesja a mund te kemi mardhenie gjate ketyre diteve,u bene tre dit qe e kemi filluar po nuk kemi patur per arsye qe une doja te isha me e sigurt ne rezultatin e kures,por doktoresha nuk na ka thene as te kemi as te mos kemi,a perben rrezik apo te mbarojme gjith kuren pastaj te fillojme tentimin per shtatzani.ju falenderoj per kohen qe na kushtoni.pune te mbare

E...d...a... <3<3<3<3<3 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eda

Mirë është që të përfundoni kurën e dhënë. Nëse rikontrolli për të vlerësuar efektin e trajtimit tregon se të dy jeni shëruar, atëherë jeni të lirshëm për të kryer raporte seksuale. Ndryshe duhet me prit që edhe partneri të shërohet, se pastaj ndodh që sëmundja të transmetohet nga njëri te tjetri pambarimisht.

Gjithë të mirat.

E...d...a... <3<3<3<3<3 (12 vite më parë)
faleminderit per pergjigjien

/komuniteti