Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Per nje therrje qe po ndjej ne fund te barkut dhe ngjitur me kemben!

Pershendetje doktoreshe Te lutem me ndimoni me nje shqetesim qe kam. Jam ne javen e 23 kam ber analizen e sekrecioneve dhe me doli ecooli per ecoolin doktori me dha nje kur 5 ditore 2 kapsula orale dje nje kapsule vaginale. Por shqetesimi im eshte Se ka nje jave qe po degjoj nje therje nje fund te barkut ne anen e majte dhe ngjitur ne fund te barkut edhe kemba sikur me ther. A eshte ndonje gje shpetesuese.

Frida Zaganjori (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Frida

Nëse trajtimi është bërë sipas antibigramës, atëherë çdo gjë do të shkoj mirë. Dhimbja në fund të barkut, nuk dyshohet të ketë lidhje me infeksionin që shkruan, por bëj një vizitë gjinekologjike për të vlerësuar qafën e mitrës dhe marrë rekomandimet e nevojshme.

Gjithashtu të rekomandoj që të bësh edhe një urokulturë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti