Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ujerat e teperta gjate shtatzanise

pershendetje.jam ne javen e 29 te shtatzanise.pak dite me pare bera nje eko dhe gjinekologia e spitalit me tha qe ke ujra mbi normen.a eshte e demshme per beben ne bark.theksoj qe analizat kane dale mire.faleminderit

Vjollca murataj (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Sasia e shtuar e lëngut amniotik, mund të jetë e lidhur me malformimet fetale. Por jo gjithënjë është kështu. Prandaj mjeku obstetër, duhet të bëjë ndjekje rigoroze të shtatzënisë deri në vlersim përfundimtar të ecurisë së saj. Për të mësuar mbi çrregullimet me lëngun amniotik, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/komplikimet/crregullimi-me-lengun-amniotik-te-frytit

Të uroj fat.

/komuniteti