Rreth shqetesimit ne fund te barkut
Frida Zaganjori
(12 vite më parë)
Përshëndetje Frida
Meqënëse qafa e mitra është normale dhe nuk i pranishëm rreziku për lindje parakohe, mund të thuhet se shkak i këtyre dhimbjeve është shtatzënia. Qëndro sa më shumë shtrirë në anën e kundër që ke dhimbje, mos qëndro gjatë në këmbë dhe mos u lodh, përdor kompresa të ngrohta ose pomade që shtojnë qarkullimin e gjakut. Bëj edhe urokulturën ashtu si të kam rekomanduar, sepse edhe infeksionet urinare mund të jenë shkak për dhimbjet që ankon.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Shume flm doktoresh per pergjigjet tuaja. Me keni kthyer nje pergjigje qe une kisha nje shqetesim ne fund te barkut majtas dhe ju me thate qe te shikoj qahen e mitres. Dhe ashtu bera shkova tek doktori dhe ai me beri nje konroll me dore dhe me tha qe qafa e mitres eshte shume mire. Por me tha qe te rri regjim te rri sa me shum rate. Sepse une kam nje operacin cezaruan qe eshte bere ne janar te vitit 2013 nga nje lindje e parakoshme. A mund te jet operacioni qe ma jep ate shqetesim? Shume faleminderi per pergjigjet tuaja doktoreshe.