Ciklin e fundit e pata me 13 shkurt
Anduena Anuar Krasniqi
(12 vite më parë)
Përshëndetje Anduena
Kur menstruacionet vonohen, mendimi i parë të çon në mbetjen shtatzënë. Bëj një beta hCG për të vërtetuar apo përjashtuar shtatzëninë. Nëse je shtatzënë, duhet të ndiqesh për ecurinë sa më normale të saj. Nëse shtatzënia mungon, duhet të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar situatën dhe trajtuar shkakun e këtij çrregullimi.
Bakteriet e urinës nuk lidhen me vonesën menstruale, por nëse je shtatzënë nuk duhet të marrësh antibiotikë.
Gjithë të mirat.
Ciklin e fundit e pata me 13 shkurt ende sme kan ardhur para nje kohe bera analizat e urines me dolen baktere te rralla pina ciprinol 750 mg bera pasi perfundova prap njesoj a mundem te di qfar po ndodh ju lutem me tregoni jam me merak ok ju pershendes doktoresh