Labia majora
Fatime
(15 vite më parë)
Përshëndetje Fatime
Mundet që infeksioni ndodh në ind dhjamor, dhe sa hera që ta heqësh ai përsëri do rritet si kokëër duke përfunduar në qelbëzim. Mund të ndodhë kështu, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë rrënje qimeje e cila drejtimin e saj gjatë rritjes nuk e merr për të dalë në sipërfaqe, siç ndodh me të gjitha qimet e trupit të njeriut, por merr drejtimin në brëndësi/thellësi të lëkurës. Pas lindjes, patjetër kontakto me një mjek kirurg i cili mendoj se duhet të japë një zgjidhje definitive.
Për të mësuar mbi ushqyerjen me gji gjatë shtatzënisë, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkun;
Githë të mirat.
Askush prej doktoreve nuk me ka treguar se per cfare infeksioni behet fjale vetem e di se behet ne labia majora aty fillon duke qene shume e vogel pastaj behet ne forme te fasules e keshtu me rradhe deri sa infektohet me qelb shkoj e bej inciZionin. Doktoresh kam edhe nje shqetesim jam 2 muajshe shtatzen dhe femijen e kam hala ne gji si tja bej a ta ndaj nga gjiri apo te vazhdoj te pakten edhe nje muaj mirepo e shoh se gjate dites femija vjell, dhe tash i jap vetem naten se cohet shpesh per te pire, shishen nuk e pranon ne asnji menyre. Sdi si tja bej po shqetesohem shume per femijen. Te faleminderit doktoresh per ndihmen qe na ofroni. Ju pershendes.