Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Diarrea ne shtatzeni

Pershendetje Dr. Jam ne javen e 38 dhe ka nje muaj e me shume qe kam diarre (here me shume e here me pak). Nga mosdija fajin ia lash medikamenteve mirepo une kete muaj kam perdorur vetem mamavit dhe prap kam diarre veç me shume. E kontaktova gjinekologen time para 3 ditesh dhe me keshilloi te ha banane, patate te ziera dhe uje orizi e te mos perdore medikamente asesi. Jam duke vepruar ashtu mirepo nuk pati ndonje efekt. Te lutem a mund te me ndihmosh me ndonje keshille tjeter?. Çdo te mire

Besa Gashi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bora

Duhet eliminuar shkaku i diarresë i cili mund të jetë nga ushqimet, uji që konsumon apo edhe nga mënyra e veshjes dhe ambjentit ku qëndron. Nëse problemi është i rëndë dhe diarreja nuk pushon qoftë edhe me trajtime popullore, bën mirë që të bësh analizë të tyre dhe të marrësh trajtim në kushtet e shtatzënisë. Mos harro që të zëvendësosh lëngjet e humbura me konsum sa më të madh të lëngjeve, kryesisht ujit dhe mos përdor lëngje me gaz apo lëngje me konservatë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

edlira pallani (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe Mimoza une kam te njejtin shqetesim si zonja me siper por ne ndryshim nga ajo une jam ne javen e 14 dhe diarreja ime ka filluar ne javen e 7-8 fillimisht u trajtova me menyrat e gjyshes me pas shkova te infektivi ku morra serum me elektrolite dhe phisiosalt ne vazhdim per 4 dite por asnje rezultat kjaven qe shkoi shkova serish te infektivi prej 4 ditesh po marr nje serum ne dite ,kur marr serum dal dy here ne dite ose te pakten ushqimi qendron 2-3 ne trup ndersa kur nuk marr ushqimi precipiton per gjysem ore mjekja qe me ndjek tani po me bene te gjitha analizat gjaku ,urina dhe ekoja e barkut me kane dale shume mire jam duke pritur korpokulturen por nderkohe sot beme nje konsulte me gastrohepatologun dhe te dyja doktoreshat rane dakort qe une te bej kolonoskopine a me sjell kjo probleme .a duhet ta bej ,a ndikon te bebi gjithe kjo kohe me diarre per mua eshte bebi i pare jam shume e shqetesuar ju lutem nese keni mundesi me ktheni nje pergjigje ..........Faleminderit dhe me falni per shqetesimin

/komuniteti