Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinjte e gjakosur

Pershendetje doktoresh kom lind para nje jave vajzen e kam ne gji por gjinjet mu kan bo shum varr nuk po muj as vajzen ngji ta mbaj kam dhimbje shum te madhe kur i thirr e varra pom qet gjak pastaj edhe nuk po mundet me mi ngreh sa duhet dehta te ju pyes qka mund te bej si ti sheroj a mund te me ndihmoni

Drenusha Ferati (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drenusha

Ajo që përshkruan janë çarje të thithkës së gjirit. Fëmijës duhet t’i tentosh të fusë në gojë të gjithë pjesën e zezë të gjirit dhe jo vetëm gjirin. Në këtë mënyrë gjidhënia nuk është e dhimbshm. Pasi e largon bebin nga gjiri, rekomandohet përdorimi i pomadave antiragad të cilat i gjen në çdo farmaci.

Gjithë të mira.

/komuniteti