javë pas jave
Përshëndetje Ina
Fillimi i një shtatzënie është më i sigurtë kur cikli menstrual është i rregullt dhe brënda disa hapsirave kohore të studjuara. Por shtatzënia është më e sigurtë të ndodhë kur është vlerësuar në tërrësi shëndeti riprodhues i gruas dhe burrit. Me sa shkruan nuk di të them nëse je apo jo shtatzënë dhe për ta konfirmuar këtë bëj një test shtatzënie ose beta hCG. Nëse shtatzënia nuk ka ndodhur edhe këtë rradhë, të sygjeroj që të gjesh një klikë serioze e cila duhet të bëj atë që quhet këshillim parakoncepsional që do të thotë: të bëj vlerësim të gjendjes së organeve riprodhuese me vizitë gjinekologjike si dhe disa analiza dhe ekzaminime pa lënë pas dore edhe vlerësimin e spermogramës së bashkëshortit.
Ina, mbase je e lodhur me kontaktet që ke kryer me mjekët, por në kushtet e bashkëbisedimit virtual vetëm sa më sipër mund të kshilloj. Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni” nga e hëna deri të premte nga ora 8.00 deri në orën 12.00.
Gjithë të mirat.


A mund te ndodh te jem shtatzan kete muaj dhe pse dy ciklet me pare me kan vonuar nga afersisht 10 dit.apo duhet te jet cikli gjithmon i rregullt qe te ndodh shtatzania.vonesa mund te ndodh nga stresi jo domosdoshmerisht te jet infeksion.kam 3 vite qe tentojm.analiza kontrolle pa fund.prejn 4 muajsh skam ber vizit..ciklin e fundit e kisha ne 5qershor.test skam ber.kam frik te bej se me duket sikur do dali negative dhe zhgenjehem.kam nje dhimbje bezdisese te gjoksit fryrje.nuk rri dot pa recipeta. gjat gjith kohes vetem me flihet. kam filluar te pertoj shum.nga pak dhimbje barku.ne nje moment them sot do me vij cikli se pata pak dhimbje por ende sme kan ardh.sa esht mundesia te jem un shtatzan sepse dy muajt perpara kam pas vones cikli.me respekt pres pergjigjen tuaj.ina