javë pas jave
Përshëndetje Mimoza
Vonesa menstruale mund të ketë disa arsye që të ndodhë. Mund të mendohet për shtatzëni, prandaj të rekomandoj të bësh beta hCG që është analizë gjaku. Për shkak të moshës edhe mundet që të jetë një vonesë menstruale e cila vjen si paralajmërim për periudhën e menopauzës ndonëse është herët si moshë, por që tek disa gra edhe ka ndodhur kështu si e përshkruan ti. Por edhe mundet që vonesa menstruale të vijë për shkak të ndonjë çrregullimi hormonal apo dhe të një gjendje jo të mirë shpirtrore apo nervore. Sidomos këto gjendje bëjnë që afërsisht tek çdo grua një herë në vit, të ndodhin çrregullime menstruale ndaj të cilave nuk është e domosdoshme t’u kushtohet vëmëndje.
Por për të vlerësuar çdo mundësi, të rekomandoj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog.
Gjithë të mirat.


Pershendetje: kane kaluar perfaerisht 10 dit nga koha kur me eshte dashur te behem me menstruacione. kjo me ka shtyr qe para 4 dite ta beje testin e shtatezanise i cili ka rezultuar negativ. a mund ta dije se ku eshte problemi ? ju faleminderit. a mund te ndodhe qe testin nuk e kam ba ne kohen e duhur dhe se duhet perseritur, apo kemi te bejme me nje gje te jashtezakonshme te vonimit te menstruacioneve gje qe nuk me ka ndodh me pare apo ndoshta mosha prej 42 vjeqe ndikon ne ciklin mujor.