A ka nje afat te caktuar per te patur maredhenie me bashkeshortin pas abortit?
Joana Gagu
(12 vite më parë)
Përshëndetje Joana
Nëse nuk ke shqetësime apo probleme për rreth oganeve gjenitale, atëherë nuk ka arsye që të mos kryesh marrëdhënie seksuale. Vetëm se të rekomandoj që kujdesu të mos mbetesh shtatzënë së paku deri në 3 apo 6 muaj, kjo varet nga shkaku i abortit dhe trajtimi i tij. Prandaj përdor një nga metodat e planifikimit familjar gjatë kësaj periudhe ose deri sa mjeku të vlerësoj se shkaku i ndodhjes së abortit ka kaluar.
Gjithë të mirat.
Maredhenia pas abortit a eshte normale? Kam abortuar 3 muaj e gjysem para 2 javesh, tani gjendja ime eshte normale dhe dje pata maredhenie me burrin tim. Por me pas me vrau ndergjegja se mos bera gabim, apo mos jam nxituar. Ju lutem doktoresha me jepni nje mendim. Ka nje afat te caktuar qe une duhet te pres te kem maredhenie?