Duhet mjekim apo kalon vet?
Ina Hoxha
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ina
Rritja e nivelit të progesteronit, i cili është hormoni kryesor i shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve, gjë e cila favorizon kapsllëkun gjatë shtatzënisë. Me avancimin e shtatzënisë rritet mitra dhe kjo pastaj shtyp zorrët dhe e shton më shumë kapsllëkun. Ai mund të rritet edhe nga disa trajtime gjatë shtatzënisë, si për shëmbull nga marrja e hekurit për trajtimin e anemisë.
Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto me kumbulla.
Nuk rekomandohen ilaçet e farmacisë. Ju duhet të shtoni ecjet në këmbë, pasi ecja vë në lëvizje muskulturën e zorrëve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktorresh jam ne javen e 21 te shtatzanis dhe kam shqetsim daljen jasht.2 deri 3 dit jam mir pastaj kam veshtiresi,kam frik se kur te vij momenti per te lindur kjo do jet veshtiresi plus.cfar me keshilloni doktoresh.me respekt ina