Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gardenerella vaginalis pozitiv

pershendetje doktoresh jam ne javen 26 +4 dhe prej disa ditesh kam te bardha me er bera analiz sekrecionet dhe me doli gardenerella vaginalis pozitiv dhe doktorresha me dha ampula vaginale dhe per burrin nje medikament qe nuk e lexoj dot ne recet,desha te dija a esht ne rrezik bebi im nga ky infeksion se doktorresha me bertiti pse se ke bere me perpara kete analize mos neglizho asgje gjet shtatzais,dhe nuk e pyta per bebin se u hutova.faleminderit

Ina Hoxha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Vaginoza bakteriale është infeksion i cili nuk transmetohet seksualisht, prandja nuk ka arsye të trajtohet edhe bashkëshorti. Por, mos trajtimi i vaginozës bakteriale ka pasoja në ecurinë e shtatzënisë nëse lihet pa u mjekuar. Prandaj duhet ta marrësh mjekimin që të ka rekomanduar mjekja, me qëllim që infeksioni të trajtohet plotësisht që të mos përsëritet. Pas trajtimit kërko nga mjekja edhe trajtim parandalues, për të mbajtur konstant ambjentin vaginal.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti