Çfarë ilaçesh më këshilloni të përdorë (orale )?
Enida Rina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Enida
Prania e kandidozës vaginale/mykut vaginal, shoqërohet me disa shenja të cilat ti nuk i ankon dhe për të konfirmuar pastërtinë vaginale, bëj një analizë mykogramë.
Dhimbjet gjatë aktit seksual nuk janë normale. Për të mësuar mbi këtë problem që të shqetëson, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/dhembja-gjate-aktit-seksual
Gjeje veten të përshkuar dhe nëse të duhet ndihma e mjekut, mos hezito ta kontaktosh për të përshkruar trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Jam nje vajze 20 vjecare edhe kam sekrecione vaginale tip lengu i bardhe shume pak... por edhe dhimbje gjate marredhenieve... me perpara kam vuajtur nga myku edhe jam kuruar me nje lloj ilaci qe pihej nje here ne jave... me nje shampoo qe kuronte pikat e bardha qe dilnin ne trup edhe me nje krem... por nga myku ne lekure.... dua te di nese jam me myk vaginal edhe cfare ilacesh me keshilloni pasi ndihem edhe e shqetesuar sepse me kane thene qe ndikon deri aty sa te ngelesh pa femije... kjo gje me ka alarmuar shume... ju lutem pres nje pergjigje faleminderit edhe njehere! Klm.