Pergatitja per nje shtatzeni te trete
Joana Gagu
(11 vite më parë)
Përshëndetje Regi
Të rekomandoj që përpara se të tentosh për shatztëni të re, të bësh titrin e komplementit dhe kardiolipinat. Nga rezulatatet, mjeku do të orientohet për të të rekomanduar trajtim me antikoagulantë nëse është e nevojshme. Bashkëshorti nuk ka nevojë për të bërë ndonjë analizë. Nuk është e thënë që situatat të përsëriten, sepse çdo shtatzëni ka specifikat e veta.
Nëse shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965, ose pranë SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar. Une kam bere 2 aborte ne vitin e kaluar, jo me deshire, por e detyruar. Aborti i pare u be pasi feturi kishte ndaluar zhvillimin ne javen e 9. Ndersa i dyti u be ne javen e 15, (ne mes te tetorit) pasi kishin filluar ujrat te pakesoheshin dhe femija nuk kishte rritjen e duhur. Une nga ana tjeter kisha sekrecione kafe deri ne te kuqe. Se cilat ishin shkaqet qe keto 2 aborte ndodhen asnje mjek nuk na dha nje pergjigje. Kam bere disa analiza si: ato te sektrecioneve vaginale, te glicemise, te urines, te gjakut komplet. Te gjitha dolen mire. Mjeku me keshilloi te rinis nje shtatezani tjeter. Pyetja ime eshte: Mos duhen bere edhe analiza te tjera ??? Mos valle edhe bashkeshorti im duhet te bej ndonje analize? Jam shume e shqetesuar dhe e frikesuar qe situata mund te perseritet edhe per nje here te trete. Ju lutem me jepni nje mendim Tuajin per rastin tim. Ju falenderoj dhe dite te mbare.