Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Urinimi i shpeshte

Pershendetje doktoresh jam ne javen e 35 te shtatzanis mirepo kam pak qe kam urinim te shpeshtpij dicka dhe maksimumi 10-15 minuta e duhet te shkoj ne tualet.esht normale kjo?analizat e fundit i kam ber ne dhjetor.mund te me ndihmosh cfar duhet te bej,ju falenderoj per pergj deri tani.me respekt ina

Ina Hoxha (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Përsa shkruan, dy janë mundësitë se përse ndodh kështu. Meqë po shkon drejt fundit të shtatzënisë, koka e bebit mund të shtypë fshigzën e urinës duke shkaktuar urinim të shpeshtë. Mundësia e dytë, është prania e një infeksioni urinar të cilën e zgjidh një analizë e urinës komplet.

Për të lehtësuar gjendjen, të rekomandoj që gjatë kësaj periudhe të qëndrosh sa më shumë shtrirë anash majtas.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti