Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa muajshe jam?

Pershendetje edhe njehere dr. Mimoza desha te pyes sa muajsh jam menstruacioni i fundit ishte me 29.05 do te thote jam ne javen e 28 perafersisht por nuk e di a e mbaroj muajin e 7 dhe filloj muajin e 8 tani ne javen e 29 apo si? Terminin e lindjes e kam me 4 mars 2012. Ju pershendes dhe ju uroj nje dite te palodhshme, me respekt Egzona.

Egzona Mushica-hoti (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egzona

Shtatzënia ndodhet në javën e 27-të plus 4 ditë. Për mua dhe po të drejtohem edhe ty, nuk ka fare rëndësi se në çfarë muaji ndodhet shtatzënia. Ajo duhet të shkoj deri në fund të javës së 40, normale dhe e shëndetshme. Kjo është e rëndësishme. Megjithatë, me përafërsi, shtatzënia pas pak ditësh futet të tremujorin e tretë të saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti