Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje kerrbishti, kocka sacrum

Pershendetje Doktoreshë! Doja të pyesja: jam 12 javeshe dhe kur rri për një kohë 2 orë ndjej dhimbje të forta sidomos kur lëviz në kockën e legenit me sakte kocka sacrum duhet të pushoj shtrirë të paktën 2 orë e pastaj nuk e ndjej me... Dhe kur çohem në mëngjes nuk kam dhimbje... Unë kam marr dyphastone shpesh se ndjeja dhimbje të vetes poshtë re therura dhe me kane qetësuar disi. Kisha staphylococus pozitiv në javën e 8 dhe mora ovula neo-penotran po me duhet ta përsëris analizën jan akoma shqetësime e kruarje. Te lutem Doktoreshë a janë normale dhimbjet se une parë 2 vitesh kam pasur lindje premature 27 javë dhe e humba fëmijën. Te lutem me kthe një përgjigje për dhimbjet e kockes se të ndenjurave dhe ilaçet dyphastone dhe ov neo-penotran a japin prob.? Të falënderoj për përkushtimin. Djana

Djana Djana (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djana

Trajtimi me dyphaston që ke marrë marrë është efikas. Marrja e neo-penotranit nuk është i rekomanduar në shtatzëni, sidomos në 12-të javët e parë të saj. Nëse trajtimet i ke marrë pa këshillën e mjekut, ke bërë gabim. Dhimbjet që ndjen, lidhen me shtatzëninë por lidhen edhe me mënyrën e qëndrimit sidomos ulur. Prandaj mos qëndro gjatë ulur, evito qëndrimet e gjata në këmbë si dhe ecjet e lodhshme. Qëndro sa më shumë shtrirë të jetë e mundur në pozicionin anash majtas. Gjithashtu, për të lehtësuar dhimbjet mjeku mund të të rekomandoj edhe spazmolitike.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Djana Djana (11 vite më parë)
tratimin e kam marr me rekomandim te mjekut, me tha te bej perseri strisho vaginale dhe me doli myk jo me staphylocoocus aureus, dhe me dha 6 ovula polygenax, doktoreshe te lutem a bejne dem bebit tera keto ovula.? une tani jam ne javen e 13 nga dita e ciklit te fundit realisht 11jave, te falenderoj shume per vemedjen qe na kushtoni.

/komuniteti