Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me infeksion vaginal

E nderuara mjeke, nje shoqe e imja e ka kete shqetesim. ajo po thote: Jam 36 jave shtatzene. Rezultati i sekrecionit vaginal dhe cervikal me doli escherichia coli diku ne javen 27-28 te shtatzanise se me heret nuk e kisha. Perdora Enfexia, nuk u hoq, perdora ineksione Ceftriasone dhe perseri tableta Amox dhe kur e perserita analizen, nuk doli me escherichia coli, por me doli tash enterococus!!! Pas nje jave mbeta te perdor terapi prape me shpresen se hiqet, po nese vec ndodh te mos hiqet ky infeksion, a eshte e rrezikshme lindja normale me kete bakter. Une do te bej cmos nga ana ime per ta eliminuar, mirepo po afrohet lindja dhe dua per cdo rast ta di se a eshte me rrezik lindja normale me kete infeksion.

Umm'davud M (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Mirë është që çdo infeksion përpara lindjes të trajtohet, për të qënë të pastra rrugët e lindjes. Përveç antibiotikëvë, të rekomandoj të përdorësh edhe trajtime lokale me ovula vaginale të kombinuara. Tre javë pas trajtimit, mund të përsëritësh kulturën e sekrecioneve.

Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.

/komuniteti