Staphylococus aureus
Djana Djana
(11 vite më parë)
Përshëndetje Djana
Të këshilloj që neo-penotranin dhe polyginax të mos i përdorësh gjatë shtatzënisë. Si antimykotik të përdorësh ovocan ose canesten.
Për dhimbjen e mesit të rekomandoj të qëdrosh rregjim shtrati dhe të marrësh spazmolitik (spasfon 3x2 ose 3x1 tableta në ditë).
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshë mimoza. Doja të pyesja pasi para 3 javësh kisha staphylococus aureus. Dok në dha ovula neo penotran java e 12. Me pas me doli myk dhe në dhe me dha poliginax. Kan kaluar 3 javë dhe para 3 ditësh pata dhimbje të vetes nga poshtë të therura...Dok me rekomandoi dyphastone 2x1dhe magnesium 3x1 në telefon e me tha rrëgjim shtrati. Dhimbjet nuk i kam ndjerë po tani kam dhimbje mesi goxha. Bëra analizë urina doli pa probleme. Kurse sekrecionet trikomknas negativ Leukocite 7_8 Eritrocite 1 Baktere disa Candida pozitiv Epitete shumë Shkalla 2e papastërtise Jam në javën e 14.6 tani dhe çfarë duhet të bëj jam e shqetësuar se e kam humbur dhe një fëmijë para 2vitesh në javën e 26. Kam dhe kruarje por jo gjakderdhje dhe sekrecione. Shplarja me kamomil me ndihmon? Deri në kontrollin e rradhes në javën e 16 ma ka lënë doktoreshe. Te falënderoj shumë për kujdesin e durimin e pa fund. Djana