Dhimbje nga zorra e trashe
Djana Djana
(11 vite më parë)
Përshëndetje Djana
Të rekomandoj që preparatin meklon ta nderpresësh sepse nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzënisë, për arsye të përmbajtjes që ka. Tre ditë pas ndërprerjes së lavandës, bëj kulturë të sekrecioneve vaginale për të gjetur shkaktarin dhe llojin e trajtimit që do jetë më efikas. Dhimbjet që ankon në fund të barkut duhet t’ja bësh bësh pranishme mjekut gjinekolog dhe ai duke bërë një ekzaminim ekografik do të përjashtoj ose jo rrezikun e abortit por duhet të dish se edhe infeksionet vaginale shoqërojnë dhimbje në fund të barkut.
Nëse e shikon të arsyeshme më kontaktoi me numrin 0692033965 ose në klinikën ku punoj.
Shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dok. Mimoza Doja të pyes bëra një vizitë te gjinekologja para 2 ditësh dhe kisha infeksion me ka dhen shplares Meklon 5 shishe. Jam në javën e 14 dhe 2nete e kam përdorur meklonin po kam dhimbje nga poshtë në fakt nuk arrij ta kuptoj është nga zorra e trashë apo nga qafa e mirës. Kam te therura sot pasdite kam pas shumë të lutem Doktoreshë çfarë të bëj? Kam dhe shumë dhimbje koke me nga 3-4 ditë rrjesht nuk pushon dhe nuk marr dot as mjekim. Çarë të bëj të lutem. Te falënderoj shumë.