Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam gati per lindje?

Pershendetje doktoresh jam ne javen e 39+5dit dhe kam dhimbje ne fund te barkut isha ne kontroll dhe me tha qe nuk jam gati per lindje at.her qfar nenkuptojn kto dhimbje.ju faleminderit

Marigona Deda (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona

Dhimbjet rreth datës së lindjes, quhet dhimbje përgaditore. Janë dhimbje të lehta, të durueshem, jo ritmike dhe janë shenja lajmëruese se bebi po vjen. Tre janë shenjat që tregojnë se lindja është gati: - rënia e tapës mukoide, dhimbjet e forta ritmike dhe plasja e ujrave. Mjafton një nga shenjat e mësipër dhe duhet të drejtohesh në shtëpinë e lindjes.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Ina Hoxha (11 vite më parë)
marigona duhet te kesh dhimbje ne fund te barkut sikur te vin cikli,,pastaj fillon te kesh dhimbje pak me te forta cdo njecerek ore ngadal ngadal fillon dhimbja cdo pes minuta ,dhe kur te te vine si njolla roze ose kafe {si dita e fundit e ciklit}atehere fillon lindja dhe duhet te shkosh ne spital.kjo mund te zgjasi 24 deri 48 ore,mua keshtu me ndodhi,lindje te lehte.mos u merzit ora e mrekullis qe te mbash bebin ne krahe po afron......

/komuniteti