Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vazosuprina jep dhimbje të lehta vaginale?

Pershendetje Doktoreshë doja të pyesja sepse kam 1 muaj që kam dhimbje të lehta vaginale kur rrotullohem në krevat kur hap këmbët kur rri në një këmbë psh.... Nuk arrij ta shpjegoj tamam nuk e di por kur sforcohet pjesa e pelvisit në fakt kur shtrihem nuk e ndjej me dhe jo gjithmone kur jam në këmbë I ndjej.. Dok herën e fundit para 4 javësh me dha vazosuprine 2x1 magnez 3x1 aspirine protecter 1x1. Se kisha qafen e mitrës të butë. Unë tani jam 21jav.3dit. A është vazosuprina që ma jep këtë dhimbje apo është diçka serioze. Shtoj para dy vitesh pata lindje parakohshme 26_27 javë dhe e humba fëmijën. Si të veproj të lutem. Djana

Djana Djana (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djana

Trajtimi medikamnetoz që të ka rekomanduar mjeku, ndihmon në prandalimin e lindjes parakohe. Preparatet nuk janë shkak i dhimbjeve që ankon, prandaj vazhdo të marrësh medikamentet e rekomanduara. Por të rekomandoj që të bësh anlazië dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Rezultatet tregoja mjekut.

Të uroj shtatëni të mbarë.

/komuniteti