A lejohet pushimi ne javen e 33?
Liridona Demolli
(11 vite më parë)
Përshëndetje Liridona,
Nuk mendoj se ka ndonjë rrezik për gratë shtatzëna të cilat duan të kalojnë pushimet qofshin ato verore apo dimërore. E rëndësishmë është që të ndiqen me rigorozitet disa këshilla që kanë të bëjnë me udhëtimin dhe mënyrën e udhëtimit si dhe qëndrimit në diell apo banjos në det ose pishina. Mundohu të shmangësh lodhjen e tepërt, diellin nga orët 09:00 - 10:00 deri në 17:00 - 18:00 dhe temperaturën e ujin të detit nëse është jo komode.
Për të mësuar më shumë mbi udhëtimet gjatë shtatzënisë si dhe rregjimin në diell dhe ujë, të rekomadoj të lëxosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/udhetimi/deti-dhe-shtatzena
Pushime të mbara.
Dr.mimoza pershendetje jom.ne javen e 33shtatzani po deshta met pyt a lejohet me shku ne deti pushive verore ju pershended dhe faleminderit