Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjurmë albumine

Pershendetje Doktoreshë. Para 6 ditësh bëra analizat e gjakut urinës e kulture sekrecionesh. Gjaku ok vetëm Glicemia 76 esëll (te dy prindërit I kam me diabet) Urina gjurmë te lehta albumine këmbët nuk I kam te enjtura. Ndërsa Sekrecionet nuk kishte as një bakter(trikomon cooke candida) por vetëm shkalla e 2 e papastërtise sekrecine nuk kam por ato pak janë komplet te verdha dhe jo xhelatinoze.Jam ne javën e 25.4 dhe jam me rrëgjim shtrati prej 4 muajsh pasi kam dhimbje nga vetja poshtë kur rri ca ne këmbë ose sforcohem. Shpesh ndjej dhe fshikzen e urinës nën presion. Jam me vazosuprine_magnezium375mg_spasmezte gjitha nga 2tab dit. Dhe aspirine protecter100mg + mutivitaminat nga 1tab dite. Ne eko qafa e mitrës ishte 4cm dhe e mbyllur tha dok. A duhet te bej ndonjë gjë te lutem??? Pasi kam pasur dhe një lindje prematur ne javën e 26_27 para 2 vitesh dhe atëherë kisha infeksion stafilokok dhe gjurmë te lehta albumine.Jam shumë ne merak pasi jam afër asaj periudhe te lutem çfarë me rekomandon te bej?

Djana Djana (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djana

Rezultatet e analizave që shkruan, rezulton se shtatzënia është normale dhe nuk ka probleme anësore që mund të influencojnë negativisht në ecurinë e saj. Nuk të rekomandoj të marrësh trajtime suplementare veç tyre që të ka rekomanduar mjeku.

Vazhdo të qëndrosh rregjim shtrati.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti