Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java 25 - dhimbje mesi

Paeshendetje dok doja te pyesja pasi jam ne javën e 25 dhe kam shumë dhimbje mesi sidomos kur ngrihem. Pasi shkoj ne banjo ose ha buke dmth dhe ulur me fillon shumë deri dhe dhimbje nga fundi I barkut anash nuk rri dot hic as ne këmbë. Para 2 javësh dok me pa qfen e mitrës dhe me tha e ke 4cm dhe te mbyllur rri shtrirë me tha. Pasi ne javën e 26 kam pasur lindje premture para 2 vitesh. Dje me dolën analizat e urinës me baktere she leukocite e eritrocite shumë dhe dok me dha recetë nitrofurantoine 30 tab 100mg e vit c. Unë dhimbjet I kam akoma te mesit çfarë duhet te dhe kurr rri me shume se 5 min edhe barku ne fund me dhem. Si dhe anash rrezve te kofshëve kur urinoj shpesh nga këto ilacet. Aktualisht po marr dhe vazosuprine spasmez magnez nga 2. Si te bej te lutem??? Jam shumë e shqetësuar pasi der tani kam qëndruar me shume shtrirë... Dhe shpresoj te shkoj mirë çdo gjë.

Djana Djana (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djana

Analiza e urinës tregon për prani të një infeksioni urinar, i cili ka ndikim negativ në ecurinë e shtatzënisë. Prandaj trajtimi i infeksionit (sidomos për ty që ke patur një lindje të mëparshme premature), është domosdoshmëri.

Prandaj mos hezito ta marrësh trajtimin,

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti