Sekrecionet pak me shume
Djana Djana
(11 vite më parë)
Përshëndetje Djana
Trajtimet që të kanë rekomanduar vazhdoji pa ndërprerje, pa përjashtuar regjimin e shtratit dhe shkëputjen nga lodhja fizike apo qëndrimi i gjatë në këmbë.
Gjithashtu të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale si dhe të urinës. Rezultatet do t’a orientojnë mjekun për të dhënë trajtim e domosdoshëm nëse është e nevojshme.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Në pershendetje doktoreshë. Jam 31.5 jav shtatzane. Jam rrëgjim shtrati dhe marr vazosuprine e magnez. Gjatë natës po flej shumë keq çohem 6 herë naten për në banjo... Gjatë shtatzënisë kam pas shumë shume pak sekrecione ndërsa sot në mëngjes kisha një cike me shume. Nuk kam shenja të tjera përveç ndonjë dhimbje të vetes nga poshtë të cilat i kam pas gjatë shtatzënisë që nga java 19. Kam lind parakohe në 2012 premature 26 javë. A duhet të shqetësohem çfarë të bëj a është normale.