A ka rrezik gjendja ime?
Gentiana Morina- Rukovci
(11 vite më parë)
Përshëndetje Genta
Shtatzënia është e zhvilluar sa për moshën që shkruan. Shkurtimi dhe hapja e qafës së mitrës, tregon për rrezikun për lindje parakohe. Në klinikën ku unë punoj, në rastet e ngjashme nuk rekomandohet përdorimi i indometacinës për arsye të efekteve terratogene që paraqet.
Rekomandimet e tjera që ka dhënë mjeku, zbatoji me përpikmëri.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh jam shtazane 23jave e 4 dite..javen e kaluar pata kontroll tek gjinekologu ankesa ime ishte qe pata si lloj kontracione me mbajten afer dy dite pastaj bera ultraza dhe kontroll gjinekologjike aty pa qe qafa e mitres ishte e bute isha qel 1cm ndersa ne fleten e doktorit pashe echo cc-70% bute 1 cm dhe me dha per mjekim indometachin 2#1 dhe magnes plus regjim shtrati qka mendoni si doktoresh a osht rrezik gjendja jone perndryshe bebi ka shtuar 530g .permasat i ka ne norm ju faliminderit