Përdorimi i korsesë pas lindjes
Edlira11
(15 vite më parë)
Përshëndetje Edlira.
Nuk ka asnjë problem negativ, për të përdorur korse pas lindjes. Nëse lindja ka ndodhur me prerje cezariane, atëherë duhet pritur heqja e penjëve dhe shërimi i plotë i plagës operatore përpara përdorimit të korsesë.
Kur të të shërohet plaga operatore vendos korse. Por nuk besoj se korseja bën që të të ikë barku, megjithëse ajo ndihmon për një paraqitje sa me estetike. Rikthimi i barkut në gjendjen përpara shtatzënisë, mund të bëhet me dietë dhe gjimnastikë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Kam 10 dite qe kam lindur me operacion por barku me ka mbetur pak i madh. A mund te perdore korse per ta shtrenguar barkun, nese jo kur mund ta perdore?