Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje koke dhe hunde te zena - java 37.1

Pershendetje dok Moza të falënderoj shumë për përkushtimin tënd. Doja të pyesja jam java 37 dhe kam ndonjëherë dhimbje koke te ballit pjesa frontale dhe parietale jo gjatë gjithë ditës, si dhe hundët ne këto javët e fundit me rastisin shpesh të zëna diku tek 30%jo totalisht. Vuaj nga tretja e ushqimit dhe koliti për ditë. Të falënderoj përzemërsisht.

Djana Djana (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djana

Vetëm përsa shkruan, mund të të rekomandoj të matësh tensionin arterial. Vlerat tregoja mjekut gjinekolog që i ke besuar ecurinë e shtatënisë.

Por, hundët e zëna gjatë shtatzënisë edhe mund të jenë të pranishme edhe pa një shkak. Kjo situatë nuk ndikon tek bebi. Tento ta mbash të lagësht dhe të butë mukozën e hundës me ndonjë krem ose sprajt që shitet në farmaci. Qëndro larg ambjenteve me ajër të kondicionuar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti