Fillimi i shtatzënisë
Soni
(15 vite më parë)
Përshëndetje Soni
Zakonisht menjëherë pas vonesës menstruale, gruaja duhet të kontaktohet mjeku jo vetëm për të konfirmuar shtatzëninë, por edhe për të vlerësuar gjendjen e saj dhe marrë disa këshilla për mbarë vajtjen normale të shëndetit riprodhues.
Acidin folik duhet ta përdorësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.
Për të mësuar mbi marrëdhëniet e shtatzënës me mjekun, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar;
http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje... Jam nje vajze 22 vjece dhe jetoj ne Itali... Nodhem ne javen e 7 te shtatzenise... Para 2 javesh shkova te hap kartelen dhe te filloj me vizitat dhe ketu me thane qe deri pas javes se 7 nuk hapim kartela as nuk prenotojme vizita... Jam shume e shqetesuar se me duket sikur po kalojne javet dhe une akoma nuk kam bere asnje vizite... Shtatzenia deri tani po ecen mire me shqetezimet e zakonshme si nause, marrje mendsh etj... dhe po perdore acid folik qe 3 muaj para konceptimit deri sot vazhdoj ta marr. Desha te pyes a eshte normale qe deri tani nuk kam bere asnje vizite dmth jo per fajin tim... dhe dicka tjeter ketu ne Itali te bjene vetem 3 ekografi gjate te gjithe shtatzenise... Sa eko duhen te behen gjate shtatzenise? Te falenderoj shume...