Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sasia ditore e acidit folic

Pershendetje! Jam ne fazen qe po tentoj per nje shtatezani. Pasi jane bere te gjitha analizat, mjeku me rekomanoi perdorimin e dikirogen bustine (integratore alimentare, 1 bustine ne dite). Lexova letren udhezuese dhe pervec te tjerave ky medikament permban edhe acid folic. Pyetja ime eshte: a eshte e nevojshme perdorimi i ac. Folic tablete apo sasia qe permban dikirogen eshte e mjaftueshme? Mos ben dem marrja e dozes me te larte te acidit folic? Ju faleminderit.

Joana Gagu (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Regi

Zakonisht nuk ka arsye qe te rekomandohet marrja e multivitaminave para shtatzenise. Suplementet rekomandohen kur fillon shtatzenia.

Acidi folik rekomandohet te merret deri ne tre muaj perpara se shtatzenia te fillon dhe duhet te vazhdoje deri ne fund te javes se 12-te te shtatzenise. Ai eshte shume I rendesishme se parandalon problemet ne tubin neural te bebit. Mbi doza nuk ka efekte anesore, dhe organizmi merr aq sa ka nevoje.

Por meqe ke filluar marrjen e suplementit ushqimor, vazhdoje sipas rekomandimit te mjekut. Favor eshte qe ai ka ne perberjen e tij edhe acid folik.

Te uroj fat.

 

/komuniteti