Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është gjë normale dhimbja e kokës pas operimit?

Pershendetje i nderuari Dr, para nje muaji e gjysme kam lindur me operacin dmth carski... dhimbjet e kokes i kam shume te renda sa qe nuk po mund ti ndal dhimbjet vetem me barera pa shkuar tek mjeku te marr ndonje ineksion te lutem a me tregon a eshte kjo gje normale pse ndoshta anestezioni me bene kete dhimbje apo duhet te beje nje vizite tek mjeku per koke? Dhimbjen e kokes e kam shummme te madheee, te pershendes.

Linda Grezda (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Linda,

Kokedhimbja pas anestezionit spinal eshte per shkak te shpimit qe i behet mbeshtjellesve te palces kurrizore. Kur mbeshtjellesi shpohet, lengu qe rrethon trurin del jashte, bjen shtypja e lengut perreth trurit dhe si rrjedhoje paraqitet dhimbja e kokes.

Ne ditet e sotme gjilperat per anestezion spinal jane permiresuar dukshem dhe kokedhimbja paraqitet shume rralle. Nese gjilpera eshte e trashe, gjasat qe te paraqitet kokedhimbja jane me te medha. Karakteristike eshte se dhimbja perkeqesohet kur ti e ngritesh shpejt nga pozicioni ulur. Ne shumicen e rasteve dhimbja kalon vetvetiu brenda pak diteve. Nese dhimbja ndryshon karakteristikat (psh nese shtohet kur shtrihesh ne shtrat), atehere duhet patjeter te konsultohesh me mjekun. Ti ke dhimbje edhe nje muaj e gjysem pas lindjes. Kjo nuk eshte dicka normale, prandaj patjeter konsultohu me mjekun.

Linda Grezda (14 vite më parë)
po ashtu eshte mua me dhem gjat dites ka pak dhe mendoj se me barera mund ta kaloj po kur e shoh qe dhimbja me shtohet shum e me shummm a me tregon se saktesisht te cili mjek duhet te drejtohem per ket gje dmth me 9.12.2011 kam lindur po dhimbjet e kokes i kam ende shum te medha shum shtrengime kam ne kok sa qe as syt smund ti hap kur kam dhimbje koke faliminderit shum Dr. ta di per nder per keto keshilla e per ket pergjigjeje te pershendes

/komuniteti