Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Dita e pare e mesntruacioneve te fundit ka qene me date 15.12.2011, desha te disa javeshe jam? Gjithashtu dua te di a eshte normale gjendja ime, pasi nuk kam as te vjella, as shqetesime dhe nuk konstatoj asgje lloj ndryshimi ne funksionim. Kam bere testin 2 here dhe me ka rezultuar pozitiv. Jam 29 vjec dhe kjo eshte shtatzenia ime e pare. kam filluar perdorimin e acidit folik.

Ela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 15.12.2011, atëherë ju jeni në javën e 6 të shtatzënisë. Gjendja juaj është shumë normale. Disa shtatzëna nuk kanë shqetësime si të vjella, neveri etj. Me përdorimin e acidit folik duhet të vazhdosh deri në javën e 12 të shtatzënisë.

Të uroj për shtatzëninë, gjithë të mirat.

/komuniteti